
Warren Buffet është një ndër personat më të pasur në botë. Pavarësisht se është 90 vjeç ai vazhdon të mbetet në krye të kompanisës së tij aksionare Berkshire Hathawy. Ai bëri të ditur pasardhësin e tij në rast se do të jetë e nevojshme.
Është vendosur pasardhësi i investitorit amerikan 90 vjeçar Warren Buffet, i cili është në krye të kompanisë aksionare. Drejtuesit e kompanisë kanë rënë dakord që Greg Abel do të marrë drejtimin e kompanisë herët në mëngjes, nëse në mbrëmje do të më ndodhte diçka, tha Buffett për stacionin televiziv amerikan të biznesit CNBC.
Abeli momentalisht është përgjegjës për sferat përtej biznesit të siguracioneve në kompaninë Berkshire Hathaway. 59 vjeçari Abel dhe 69 vjeçari Ajit , përgjegjësi për biznesin e siguracioneve, ishin të preferuarit për t’u përzgjedhur si pasardhësit e Buffett. Buffett i lavdëronte të dy njësoj, por për të marrë vendimin mori parasysh moshën e të dy menaxherëve.



