Muze për hebrenjtë në Vlorë, Tare: 6.5 milionë euro! Le të bëjnë fillimisht një muze për çamët

Muze për hebrenjtë në Vlorë, Tare: 6.5 milionë euro! Le të bëjnë fillimisht një muze për çamët

Muzeu Hebraik, projekt dedikuar historisë së Vlorës që risjell në kujtesë vlera si mikpritjen dhe humanizmin e vlonjatëve, është planifikuar të ndërtohet mbi lagjen e dikurshme të hebrenjve në këtë qytet. Në studion e MCN Informacion, studiuesi Auron Tare tha se projekti me vlerë 6.5 milionë euro ide e imponuar. Ai theksoi se një projekt i tillë duhet të jetë i integruar në një muze më të madh, që rrëfen historinë e Vlorës.  

 

Do të doja të shprehesha në kontekstin historik. Ideja e një muzeu hebraik në Vlorë, mendoj unë, bazuar në bisedat me miq të mi nga Vlora, është një ide e imponuar në qytet. Nuk është një ide e ardhur nga njerëzit, populli. Është e vërtetë historikisht që Vlora ka qenë një port që në 1492m kur Europa e krishterë po i digjte në turrën e druve shumë hebrenj, Perandoria Osmane i pranoi ata në trojet e veta dhe një nga vendet ku u vendosën ishte edhe Vlora. Pra, që të jemi korrekt me historinë, Shqipëria dhe shqiptarët nuk kanë ndonjë meritë në mikpritjen e ngulimeve hebraiku-sefardike në Shqipëri, Perandoria Osmane me politikën e saj pragmantiste i lejoi të vinin sepse ishin komunitete prodhuese, që merreshin me bankat, me tregti të ndryshme. Pra ishin një popullatë që me vendosjen në Vlorë do t’i bënin konkurrencës "7 vite pas tërmetit, ende pa një banesë". Qytetari nga Rrogozhina denoncon harresën e madhe tek Venedikut, që kontrollonte bregun e Adriatikut sa i përket tregtisë. 

 

Ky komunitet ka qëndruar në Vlorë për një kohë të gjatë, pastaj u shpërnda. Shkoi në Selanik ku ishte qendra e hebrejve sefardë, që e kthyen Selanikun në qytetin më të madh të hebrejve në Mesdhe, komunitet që në vitet 1943-1945 u masakrua deri në fund nga autoritete greke që i përzunë dhe i  135uan në kampet e shfarosjes. Nga Vlora shumë familje në atë kohë u larguan. Shkuan në Berat, Delvinë apo Janinë. Ngeli një komunitet i vogël që ka pasur një jetë shumë harmonike me banorët. E gjithë kjo histori e bukur do të qëndronte mjaft mirë në një muze të integruar për historinë e Vlorës. Vlora është një port 3000-vjeçar. Aty ka pasur histori të jashtëzakonshme që nga periudha romake, periudha e krishtërimit, periudha veneciane, kryqëzatat.

 

Në Vlorë, sulltan Sulejmani ka ndërtuar një kështjellë të jashtëzakonshme që u prish në 2005 kur i bënë një pallat sipër. Pra porti i Vlorës dhe qyteti vetë ka nevojë për një muze të madh që integron të gjithë historinë e vet. Nuk ka nevojë Vlora të ketë histori të periudhave të caktuara të dedikuara në muze të veçantë. Nuk ka sens. Me të drejtë shumë intelektualë vlonjatë janë të irrituar. Ky është një projekt i imponuar për arsye politike. Për të treguar se Shqipëria është një vend që i do dhe i mirëpret hebrenjtë. Nuk ka nevojë të tregohet kjo. Historia e ka treguar vetë. Nuk ka nevojë t’i dedikohen 6.5 milionë euro një muzeu që është historia e një fragmenti të historisë së qytetit. 6.5 milionë euro, po i referohem Fondit Shqiptaro-Amerikan, që është pjesë e këtij projekti. Me ato para mund të restauroheshin të gjitha godinat historike të Vlorës, që janë në gjendjen më skandaloze të mundshme. Shikoni shtëpinë e pavarësisë, muzetë e qytetit. Janë për të ardhur keq. I gjithë ky fond nuk ka pse të shkojë për një godinë të vetme. Është një godinë që nuk shkon dhe me harmoninë e zonës. 

 

Kam parë që është ngjitur me godinën e klubit “Labëria” që vetë është në një gjendje mizerabël, gati për t’u rrëzuar. Futja e 6,.5 milionë eurove në një muze të një komuniteti që ka historinë e vet në këtë qytet dhe jo restaurimi dhe ngritja e një godine si klubi “Labëria”, që ka një histori të jashtëzakonshme në kontributin e para pavarësisë nga Perandoria Osmane. Po ashtu ka edhe godina të tjera me histori të jashtëzakonshme. Nuk e kuptoj pse ne vrapojmë të ngremë një muze të dedikuar të një komuniteti të caktuar dhe nuk ngremë muzeun e pavarësisë, muzeun e Vlorës, muzeun e Çamërisë.

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy