
Gazeta më e madhe europiane ‘Bild’ ka publikuar përgjime të tjera që e lidhin Qeverinë me vjedhjen masive të Votës së shqiptarëve në 2017.
Në video përgjimin numër 14 është ministri Damian Gjiknuri që telefonon biznesmenin Bekim Krashi dhe i kërkon llogari se kush e ka bo transportin tek komuna e këtij të fundit.
Më pas ai i bën presion duke i thënë se kjo është detyrë shteti dhe të marrë listat.
Përgjimi 14
Ministri Damian Gjiknuri i jep një detyrë biznesmenit Bekim Krashi
Damian Gjiknuri, ministër i Energjisë dhe Infrastrukturës i telefonon Bekim Krashit për transportimin e diçkaje, që dyshohet se është trasportim parash, duke e konsideruar atë si detyrë shtetërore.
Personi ngre dyshime për faktin se kush do e menaxhojë dhe më pas e konfirmon se do e bëjë ai dhe do merret ai me menjëherë me këtë.
Bekim Krashi: Po shef
Damian Gjiknuri: Bekim. Kush ka qenë dje tek komuna juaj që ka mbuluar atë pjesën e transportit (para). Ju edhe jeni shteti.
Bekim Krashi: Në fakt ne nuk jemi shumë shtet atje. Por unë njoh ca zona që i kam lajmëruar
Damian Gjiknuri: Po mirë, merre listën, merr ato gjënat ..
Bekim Krashi: merre listën, merr gjërat, sepse kjo është detyrë shteti
Në përgjimin e 11-të del deputeti Pjerin Ndreu, tanimë kandidat për Bashkinë e Lezhës teksa flet me drejtorin e Arsimit në Dibër, Drini Gjeçi.
Ndreu i kërkon Gjeçit t’i telefonojë Reshat Elezit e t’i thotë të deklarojë hapur votën për PS-në “ose e sheh ku fluturon”.
BISEDA E ZBARDHUR:
Pjerin Ndreu: Mirëmëngjes!
Drini Gjeçi: Mirëmëngjesi
Pjerin Ndreu: Pjerin Ndreu jam... Si je?
Drini Gjeçi: Po Pjerin, si ia kalove?
Pjerin Ndreu: A je mirë si ke qenë?
Drini Gjeçi: Mirë jam, mirë!
Pjerin Ndreu: Bëji një telefon këtij Reshat Elezit, këti drejtorit të Reçit.
Drini Gjeçi: Reshatit?
Pjerin Ndreu: Po drejtorit të shkollës, I thuaj ta deklarojë votën hapur se ato sms-të që i çon poshtë e përpjetë nuk janë shumë të këndshme. Deklaroje votën hapur atje që e ke për PS-në ndryshe ditën e hënë tregoja ku fluturon.
Drini Gjeçi: Reshat Elezaj?
Pjerin Ndreu: Po
Drini Gjeçi: Ok po flas unë tashi me të.
Pjerin Ndreu: Tregoi se ku fluturon të hënën. Të deklarojë votën për PS-në aty. Se po nuk votoi hapur për PS-në të gjejë vend e të futet!
Drini: Ok pa merak se e rregulloj unë këtë punë!
Kandidati i Edi Ramës për Bashkinë e Lezhës, Pjerin Ndreu ka reaguar pas daljes së një telefonate të tij në video përgjimet e publikuara nga Bild.
Me një reagim në Facbook, Ndreu mundohet që të minimizojë skandalin, duke shkruar se ky ishte komunikim normal duke i kërkuar votat një drejtori shkolle.
Sipas Ndreut, drejtorit të shkollës i lejohet ligjërisht që të jetë pjesë e strukturave të një partie.
Reagimi i plotë i Pjerin Ndreut:
Përgjimet janë indicje por jo prova.
Megjithatë meqë është përmend emri im, jam i detyruar tu them se komunikimi im ska të bejë me shitblerje, por me votat e një socialisti i cili normalisht duhet të votojë partinë e vet. është kominikim normal me strukturat tona. As nuk është i PD as i LSI që të quhet presion. Nëse nuk lejohet tu kërkohet vota nga ne socialistëve, atëherë është tjetër gjë.
Përgjimi është një flluskë sapuni se u nis si shitblerje dhe u katandis në telefonata pune normale me socialistët. Drejtorit të shkollës i lejohet ligjërisht të jetë pjesë e strukturat politike për ato që nuk e dinë këtë gjë dhe të votojë partinë ku aderon!



