
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky vendosi të shtunën sanksione kundër 33 qytetarëve dhe 225 kompanive të Federatës Ruse. Kështu thuhet në dekretin e shpërndarë në faqen e internetit të Presidencës ukrainase.
Sipas dokumentit, sanksionet ndaj të 33 personave vendosen për një periudhë 10-vjeçare. Sanksionet përfshijnë, ndër të tjera, bllokimin e aseteve, ndërprerjen e operacioneve tregtare, anulimin e licencave dhe kufizime të tjera, gjithsej 11 masa.
Kufizime për personat juridikë vendosen edhe për një periudhë 10-vjeçare.
Lista e personave juridikë përfshin fabrikën e Nizhny Novgorod Elektromash, Byronë e Projektimit të Sistemeve të Navigimit, Kompaninë Aksionare Krasnoznamensky Fabrika e Pajisjeve Gjysmëpërçuese Arsenal, Shoqatën e Prodhimit të Moskës të Kompjuterëve dhe Informatikës, Ndërmarrjen Kërkimore dhe Prodhimi Krypton dhe kompani të tjera të lidhura, sipas Kievit, me kompleksin ushtarako-industrial rus.



