
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, është nisur për në Prishtinë ditën e sotme, pas vrasjes së policit në Veri të Kosovës.
Mësohet se Hasani do të marrë pjesë në homazhet në nderim të policit të vrarë, Afrim Bunjaku.
Kosova sot është në ditë zie në nderim të policit Afrim Bunjaku i cili u vra të dielën e 24 shtatorit gjatë përleshjeve me një grup prej 30 personash të armatosur në veri të Kosovës, në fshatin Banjskë të Zveçanit e banuar me shumicë serbe.



