Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutas, takoi sot komandantin e Komandës së Forcës së Përbashkët Aleate të Napolit, admiralin Stuart B. Munsch.
Mediat në Kosovë bëjnë me dije se ai foli për mbështetjen e sigurisë në Kosovë dhe për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.
“Sot komandanti i misionit të KFOR-it, i udhëhequr nga NATO-ja, gjeneralmajor Ozkan Ulutas, u takua me komandantin e Komandës së Forcës së Përbashkët Aleate të Napolit, admiralin Stuart B. Munsch, në selinë e KFOR-it, në ‘Camp Film City’ në Prishtinë. Gjeneralmajor Ulutas ilustroi aktivitetet e FOR-it në mbështetje të sigurisë së qëndrueshme në të gjithë Kosovën dhe mbështetjen e saj në dialogun e lehtësuar nga BE-ja midis Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në njoftim.



