Autoritetet gjermane në Bavari arrestuan një shtetas irakian 37-vjeçar, Ali A., në Augsburg, i dyshuar për planifikimin e një sulmi në tregun e Krishtlindjeve të qytetit.
Arrestimi i të dyshuarit u bë të mërkurën në një qendër pritjeje refugjatësh ku Ali A., po qëndronte, pasi mbërriti në Gjermani në fillim të vitit 2023.
Sipas hetuesve, vendimi për të ndërhyrë u mor pasi 37-vjeçari kishte bërë fotografi të shumta të dyshimta në tregjet e Krishtlindjeve dhe kishte publikuar shumë postime në rrjetet e tij sociale duke lavdëruar Shtetin Islamik.



