Projektligji për Gardën/ Drejtuesi të zgjidhet me konkurs. Propozohet të hiqet mbrojtja për personalitetet e larta kur lënë detyrën

Projektligji për Gardën/ Drejtuesi të zgjidhet me konkurs. Propozohet të hiqet mbrojtja për personalitetet e larta kur lënë detyrën

Kreu i Komisionit për Sigurinë Kombëtare, Nasip Naço ka propozuar një sërë ndryshimesh në ligjin e Gardës së Republikës.

Pika e parë në projektligjin e dorëzuar në Kuvend propozon që e drejta për të pasur mbrojtje nga Garda do t’u njihet vetëm Presidentit, Kryetares së Kuvendit dhe kryeministrit, ndërkohë që për personalitet e tjera të larta që lënë detyrën kjo e drejtë është e kushtëzuar.

“Pra, në ndryshim me Presidentin e Republikës, Kryetarin e Kuvendit dhe Kryeministrin, që e gëzojnë të drejtën e mbrojtjes personale dhe të banesës, në mënyrë të pakufizuar, për maksimumi 5 dhe 4 vjet; në rastet e personaliteteve të tjera, kjo e drejtë është e kushtëzuar, qoftë në kohëzgjatje, ashtu edhe në rastet se kur mund të përfitohet kjo e drejtë”.

Po ashtu propozohet që të jetë ministri personi që të përcaktojë rregullat dhe procedurat për përzgjedhjen e kandidatit për Drejtor të Përgjithshëm të Gardës së Republikës. Në projektligj thuhet se procesi i zgjedhjes së drejtuesit të Gardës duhet të jetë sipas meritokracisë.

“Drejtuesi i Gardës së Republikës, duhet t’i jetë nënshtruar një procesi konkurrues, ndërmjet kandidatëve më të mirë që plotësojnë këto kritere, siç janë parashikuar në projektligj. Vetëm nëpërmjet kësaj mënyre, sigurojmë një drejtues që ka vizionin dhe aftësitë për t’ju përgjigjur nevojave të sigurisë që Garda e Republikës”.

Në dokumentin e paraqitur pranë Kuvendit janë saktësuar kushtet që duhet të plotësojë një person për të kandiduar për postin e drejtuesit të Gardës.

”2. Drejtor i Përgjithshëm i Gardës së Republikës mund të emërohet shtetasi shqiptar, që në kohën e kandidimit përmbush këto kushte: a) të ketë vetëm shtetësinë shqiptare;

 b) të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

 c) të jetë i pajisur me vërtetimin e besueshmërisë;

ç) të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë për të kryer detyrën;

 d) të ketë përfunduar ciklin e dytë të arsimit të lartë në fushën e rendit ose sigurisë;

dh) të ketë përvojë pune jo më pak se 10 (dhjetë) vjet në fushën e rendit ose sigurisë;

e) të mos jetë larguar nga puna më parë për shkaqe disiplinore dhe të mos ketë masë disiplinore në fuqi në momentin e kandidimit;

ë) të mos jetë i dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale;

 f) të mos ketë marrë cilësinë e të pandehurit për kryerjen e një vepre penale, ose ndaj tij të mos jetë marrë ndonjë masë e sigurimit personal;

g) të mos ketë konflikt interesi në ushtrimin e detyrës.”

Po ashtu projektligji i ri synon të rregullojë klasifikimin e niveleve të gradave.

Më 3 shkurt të këtij viti Komandanti i Përgjithshëm i Gardës Gramos Sako, është dorëhequr nga detyra pas 11 vitesh në krye të këtij institucioni.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy