Ajo kishte fituar mbi 55 mijë euro në katër vjet përmes platformës “OnlyFans”, por nuk i kishte deklaruar kurrë ato te autoritetet tatimore italiane. Kjo është çështja që e futi në telashe një influencere nga Genova, raporton “Ansa” duke cituar “il Secolo XIX”
Fitimet e padeklaruara u zbuluan nga policia financiare me seli në Compagnia Chiavari pas një auditimi tatimor të krijueses së përmbajtjes. E reja ishte aktive në publikimin e materialeve si foto, video, biseda dhe Live stream-e, për një publik i cili paguan për to.
Sipas hetuesve, paratë u transferuan direkt nga selia e jashtme e platformës, duke shmangur kësisoj plotësisht taksat italiane. Duke analizuar transaksionet bankare, bazat e të dhënave të përdorura nga policia dhe informacionin e disponueshëm online, Guardia di Finanza arriti të zbulonte të ardhura të padeklaruara që arrinin në dhjetëra mijëra euro. Pagesat u gjurmuan në aktivitetin që konsiderohej si “vetëpunësim në një punë artistiko-profesionale”.
Por hetimet, të koordinuara nga Komanda e Guardia di Finanza-s së Genova-s, përfshijnë edhe të tjera profile aktive në OnlyFans. Një audit tatimor është nisur, i cili ende nuk ka përfunduar, por ka zbuluar disa parregullsi. Ky fenomen është vazhdimisht në rritje dhe dhjetëra situata të ngjashme po monitorohen.



