Biberaj: PD është bërë një ekip që vetëm humbet, kemi nevojë për lider që na çon në fitore

Biberaj: PD është bërë një ekip që vetëm humbet, kemi nevojë për lider që na çon në fitore

I ftuari në emisionin e sotëm “Arnautistan” të gazetarit Mustafa Nano, në MCN TV, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Aleksandër Biberaj, e cilësoj PD-së si një parti e cila vetëm humbet. 

Kjo sipas tij, vjen si pasojë e një lidershipi të papërkushtuar dhe tashmë kjo parti, ka më shumë se kurrë nevojë për të udhëhequr një lider që do ta çoj në fitore.

“Bashës në vitin 2013, iu dha një shans historik, që u jepet pak njerëzve, dhe i pata thënë përpiqu ta përdorësh në shërbim të demokratëve, por unë mendoj se e humbi këtë shanse, por janë disa beteja të humbuar, këtu nuk është problemi se do të ik Lulzim Basha, do të vij Sali Berisha, ose do të ikin të dytë, do te vij dikush tjetër, PD është bërë një ekip që vetëm humbet, dhe sot vërtetë kemi nevojë për një lider që të na çoj në fitore.

Biberaj analizon se kjo “humbje” nuk vjen si pasoje e një përballje me një palë të fortë politike përballë PD, por për pasojë të gabimeve të vetë lidershipit të partisë.  

“Nuk është se ne humbasim se pala tjetër përballë nesh është ekselente, dhe e shkëlqyer, por përballë ke një mazhorancë të korruptuar, të inkriminuar, e zhytur në llum, në injorancë, e cila nuk qeveris asnjë sekondë, vetëm gënjen, vetëm ka imazh, vetëm gënjen, vetëm mashtron 24 orë. Dhe kjo ndodhë jo për arsye të demokratëve, po për arsye të lidershipit, sepse ka bërë gabime me pasoja fatale, djegia e mandateve ose braktisja e zgjedhjeve janë “harakiri” janë vetëvrasje politike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy