Meta: Ministria e Bujqësisë është kthyer në ministri importi! U ka shpallur luftë fermerëve

Meta: Ministria e Bujqësisë është kthyer në ministri importi! U ka shpallur luftë fermerëve

Armelin Meta, ekspert bujqësie, tha në “Mcn Economy” se Ministria e Bujqësisë në Shqipëri është kthyer në ministri importi dhe i “ka shpallur luftë fermerëve shqiptarë”.

Meta tha që ky është vetëm fillimi i falimentit të bujqësisë në Shqipëri. Ai vuri në dukje se fermerët shqiptarë nuk i konkurrojnë dot produktet e rajonit pasi produkti ynë është i tatuar.

Për ne që vuajmë dot është falimentimi jonë çdo ditë. Ministria e Bujqësisë është kthyer në ministri importi. Produktet tona janë të tatuara. Ministria e Bujqësisë nuk duhet të ekzistojë më si Ministri Bujqësie. Ata që këshillojnë fermerët se çfarë duhet të mbjellin nuk ekzistojnë, ata janë kthyer vetëm në shpërndarës të postimeve të Ministrisë së Bujqësisë. Unë posedoj 20 ha kajsi, pemë frutore. I kemi ndërtuar me kredi 8 deri në 11 bujqësi, ndërkohë që ministria jep apartamente për punonjësit me kredi zero, kjo është skandaloze. Shohim markete që janë vetëm me produkte importi. Ndërtova që po jepnin subvencione për ndërtim serash, propagandë, por në fund ato janë një pikë uji në oqean. S’ka skema subvencioni. Ishte IAPRD-i dhe e pamë se çfarë ndodhi. Është vetëm fillimi i falimentit të bujqësisë. Kemi shumë fermerë që i kanë dhënë jetës nga borxhi. Dora e shtetit vjen vetëm për miqtë e vet, për propagandën, që i quan histori suksesi, por ai fermeri atje i ka bërë të gjitha atje me forcat e veta. Turistët tanë ushqehen me mish Brazili, drithëra serbe, perime turke. Produkti ynë është i tatuar. Ministria e Bujqësisë u ka hapur luftë fermerëve shqiptarë. Të gjitha strukturat tona akomoduese janë të detyruar të marrin produkte importi ”.

Meta tha se ka politika të shteteve fqinje për të falimentuar bujqësinë shqiptare. Ai shtoi se Shqipëria është i vetmi vend që s'ka një hartë të zonave të kontaminuara

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy