Shantazhi, Bardhi jep deklarime në SPAK/ Rusta: Ka nisur një hetim intensiv për rastin

Shantazhi, Bardhi jep deklarime në SPAK/ Rusta: Ka nisur një hetim intensiv për rastin

Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ndodhet aktualisht në SPAK, ku po jep deklarime në lidhje me denoncimin për shantazh.

Gazetari Arsen Rusta bën me dije në një lidhje për edicionin e lajmeve në MCN TV se në lidhje me rastin ka nisur një hetim intensiv nga SPAK.

“Pak më herët se të mbërrinte këtu Bardhi u shpreh i gatshëm për t’i dorëzuar SPAK-ut telefonin e tij. Pak çaste para se të mbërrinte këtu automjeti i tij pati një incident të vogël, duke rrëzuar një motorist mallrash, fatmirësisht pa pasoja. Pritet që komunikimin për mediat z.Bardhi ta bëjë pas daljes nga SPAK. Jo vetëm ka nisur një hetim, por është intensiv. Në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit, kanë bërë që ai të jetë sot i pranishëm këtu dhe t’u përgjigjet pyetjeve të hetuesve”, tha Rusta.

Të hënën Bardhi dorëzoi në SPAK një denoncim për mesazhe intimiduese në drejtim të tij nga një numër i paidentifikuar.

Ai e konsideroi mesazhin: "Një përpjekje kriminale për ta intimiduar përmes dokumentave të falsifikuar".

Bardhi vuri në dispozicion një dokument të noterizuar, për mesazhet e ardhura në numrin e tij të telefonit në kanalin “Signal”.

Ai bëri me dije se mesazhi “të jesh mir” shoqërohet me emrat dy ekspontentë të botës së krimit, Ervis Martinaj dhe Erigers Muhasi

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy