Situata e ndezur e tensioneve mes Serbisë dhe Kosovës është ndjekur në vijimësi nga mediat greke, të cilat kanë përcjellë zhvillimet hap pas hapi, por orët e fundit ato po i mëshojnë gjendjes aktuale të ushtrisë serbe. Kështu, mësohet se Rusia ka ndërmend të hapë një bazë të dytë ushtarake në Serbi, ndërsa paraqiten edhe pikat strategjike me sistemet antiraketë dhe armatimet që janë blerë për 2.5 miliardë dollarë.
