Sot në mbrëmje është nata e Kadrit dhe sipas fesë islame, agjërimi dhe bërja e veprave të mira në këtë ditë konsiderohet i vlefshëm sa një mijë muaj.
Lidhur me këtë Natë të mirë, në studion e “MCN live”, i ftuar hoxhë Vladimir Kera, teksa shpjegoi rëndësinë e shumëfishtë të kësaj nate, specifikoi se e njëjta në muajin e Ramazanit, merr kuptimin e rëndësisë dhe fuqisë që fjalëve që merr Zoti në këtë ditë.
Nata e Kadrit është më i mirë së 1000 muaj, sepse pesha, rëndësia, fuqia e fjalëve të Zotit, kuptimi që mban Kurani.
Një natë e rëndësishme bëhet për arsye të kuptimeve që do të japim. Dhe një gjë nuk është e rëndësishme thjesht se ne mendojmë që është ajo, ajo është për arsye të fuqisë të kuptimit që duhet të marrë ajo natë.
Pse besimtarët qëndrojmë më shumë në xhami këto netë, për arsye që të jenë më të lidhur me Kuranin me ato kuptime që vet libri i shenjtë i shpalos. Ato e kanë peshën e rënde në mënyrën se si artikulojnë, në mënyrën se si i drejtohen njeriut, dhe nëse njeriu do të jetë i vëmendshëm, një popull që i duhet të lexoj një libër në muaj, mesiguri do të jetë më i civilizuar.
Ka një sure të Kadrit që thotë në atë natë zbresim engjëjt e Zotit në tokë, dhe zbret shpirti i shenjtë, kryeengjëlli dhe është i paqtë deri në agim, pra është prezenca e engjëjve që e mbulon tokën me paqe.
Për hoxhë Kerën, përgjatë muajit të Ramazanit, është shtuar numri i të rinjve në xhamitë në vend.
Prezenca e të rinjve shikoj që është në një masë të gjerë dhe janë agjerueshëm përpiqen ti qëndrojnë edhe praktikave të tjera që kemi, siç është falja e teravive që kemi dhe ato që quhet adhurimet e natës, faljet e namazeve të natës.
Shikoj poashtu se të rinjtë që kanë shumë tendenca ose tundime të ndryshme, nuk është e lehtë që ta mbajnë çdo ditë.
Agjërimi të forcon mundësinë që bashkë më mundësitë te të afruarit te Zoti, të mundësoj bashkë me një rikuperim shëndetësor.



