Biznesmeni më i fuqishëm i Kinës konfirmohet në Komitetin Qendror të Partisë Komuniste

Biznesmeni më i fuqishëm i Kinës konfirmohet në Komitetin Qendror të Partisë Komuniste

Biznesmeni më i fuqishëm në Kinë është konfirmuar si anëtar i Partisë Komuniste. Themeluesi i gjigantit të shitjeve online, Alibaba Group Holding, është një nga 100 anëtarët e Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës. Kjo u konfirmua nga gazeta e partisë, ku emri i Jack Ma u shfaq në listën e biznesmenëve që kanë kontribuuar në zhvillimin e vendit. Në këtë listë gjenden edhe emra biznesmenësh të tjerë, kompanitë e të cilëve njihen ndërkombëtarisht si “Tencent Holdings”, “Baidu Inc.” etj.

Vijaqë ndan biznesin me politikën vitet e fundit në Kinë ka ardhur duke u bërë gjithnjë e më e paqartë. Kjo sepse presidenti Xi Jinping ka udhëhequr një fushatë që ka pasur si synim t’i garantojë Partisë Komuniste rol udhëheqës në të gjitha aspektet e shoqërisë.

"Ne po shohim një marrëdhënie gjithnjë e më të ngushtë midis kompanive kryesore të internetit të Kinës dhe qeverisë, sepse qeveria i sheh ato si një nga mënyrat më efektive për të realizuar nismat e saj politike”, citon “Bloomberg” Mark Natkin, drejtor menaxhues i Marbridge Consulting me bazë në Pekin. "Të bëhesh anëtar i partisë do të thotë në thelb të heqësh kapelën para partisë dhe kjo nuk nënkupton domosdoshmërisht ndonjë nivel të lartë angazhimi politik”, thotë ai.

Nën udhëheqjen e Deng Xiaoping-ut, Kina ndërmori një sërë refrmash ekonomike që e larguan nga doktrina tradicionale komuniste, duke i hapur rrugë sipërmarrjes private. Kjo solli një rritje të vrullshme që e bëri vendin ekonominë e dytë më të madhe në botë, prapa SHBA.

Jack Ma është njeriu më i pasur në Kinë me një pasuri prej 38.4 miliardë dollarësh, sipas Indeksit të miliarderëve të Bloomberg.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy