Shiste kanabis, arrestohet i riu në Divjakë

Shiste kanabis, arrestohet i riu në Divjakë

Një 19 vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë pasi është kapur në automjet me doza kanabisi të cilat i shiste në qytetin e Divjakës.

Komisariati i Policisë Divjakë, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, nga kontrollet e vazhdueshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, në kuadër të megaoperacionit "Tempulli", ka goditur një tjetër rast.

Për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi shtetasi S. K., 19 vjeç, banues në fshatin Gërmenj i Madh, Divjakë, i cili u kap në flagrancë duke drejtuar një automjet, në të cilin, gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën lëndë narkotike kanabis të gatshme për shitje.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën doza të lëndës së dyshuar narkotike cannabis sativa, gati për shitje.  

Në vijim të veprimeve për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Z., 18 vjeç, pasagjer në automjetin që drejtonte shtetasi S. K., pasi gjatë këqyrjes së aparatit të tij celular, iu gjetën faqe për organizimin e lojërave të fatit. 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, automjeti dhe 5 celularë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy