Hoxha: Të ardhurat janë në raport të zhdrejtë me shpenzimet, qytetarët blejnë më pak produkte (VIDEO)

Hoxha: Të ardhurat janë në raport të zhdrejtë me shpenzimet, qytetarët blejnë më pak produkte (VIDEO)

Ekspertja e ekonomisë Eriola Hoxha duke folur në “MCN Economy” theksoi se në Shqipëri kemi një raport të zhdrejtë mes të ardhurave dhe shpenzimeve.

Ajo shprehet se qytetarët me të njëjtat të ardhura blejnë më pak produkte.

Duke iu referuar raportit të INSTAT, Hoxha tha se ndikimi më direkt ndihet në shpenzimet për ushqim dhe transport.

Shifrat flasin që raporti i të ardhurave me shpenzimet është i zhdrejtë. Rritja apo indeksimi i pagave dhe pensioneve, apo pagesave sociale, edhe pse kanë pasur një lëvizje, nuk janë në raport të drejtë me shpenzimet që janë të larta. Kanë tronditur buxhetet e familjeve të Shqipërisë të diktuara edhe nga krizat gjeo-politike. Mund ta paralelizoj situatën me vendet e BE dhe SHBA. Inflacioni është fenomen global dhe shumë efekte të krizës, si inflacioni, janë mbartur nga kriza të ndryshme. Për të njëjtën sasi mallrash dhe produktesh, që përbën pjesën kryesore të shportës, ne mund të blejmë më pak gjëra. Kostoja e parasë është shtrenjtuar.

Janë shumë faktorë të tjerë që më çojnë në një logjikë ekonomike, që paketat sociale nuk kanë arritur në misionin që qytetarët të mos ta ndjejnë krizën ekonomike. Një nga arsyet pse kemi një inflacion më të ulët në raport me vendet e Ballkanit dhe Europës është mbajtja e pandryshueshme e çmimit të energjisë elektrike. Është vendosur që çmimi për konsumatorin dhe biznesin e vogël të mos ndryshohen. Nismat janë për t’u vlerësuar për një krizë që ashtu siç vjen globalisht edhe efektin e kanë globalisht. Çfarë mund të ishte më mirë është vlera më e lartë. Ka akoma vend për përmirësim.

Me të njëjtat të ardhura domosdoshmërisht qytetarët do blejnë më pak produkte. E shpjegon qartë raporti i INSTAT sa i takon dy zërave kryesore ku kemi ndikim direkt, shpenzimet për ushqim dhe për transport. Në raport është theksuar se shpenzimet më të larta i ka Tirana, dhe më të ulëta i ka Gjirokastra, që ka një plakje të popullsisë, për shkak të lëvizjeve të emigracionit. Si ekonomi vendore, është vlerësuar që rajoni i Korçës të ketë raport të drejtë për qytetarët. Ndërsa në Lezhë qytetarët në Lezhë kursejnë më shumë”.

Tri janë treguesit kryesor, që edhe sipas deklaratës së ministres Ibrahimaj kanë performuar më mirë sipas projeksioneve të fundit. Unë gjykoj që në zhvillimin ekonomik kanë ndikuar sektori i ndërtimit, i investimeve, turizmit, dhe ai i bujqësisë. Ka disa vite që ndërtimi ka ndikimin më të lartë në ekonomi. Për shkak të parasë informale, pesha që zë ky sektor është disa herë më i lartë se bujqësia dhe turizmi. Ishte parashikuar se do kishte një rritje ekonomike më të ulët, por këta sektorë kanë performuar pozitivisht. Nuk mund të flasim për barazi mes sektorëve që ndikojnë në rritjen ekonomike të një vendi”.

Hoxha vuri në dukje se shpenzimet në arsim janë bërë një zë i rëndësishëm në buxhetin familjar.

Një zë i rëndësishëm i buxhetit familjar janë edhe shpenzimet për arsim. Për të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm, është projektuar një rritje 6,1 për qind në shpenzimet për arsim. Nuk është e njëjtë për qytetarët me të ardhura mesatare dhe atyre me të ardhura të larta. Shqiptarët janë ndërgjegjësuar që investimi në arsim është më i rëndësishmi, që i jep frytet në një periudhë më të largët. Një familje me një anëtarë, shpenzon më shume se një familje me 3-4 anëtarë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy