Helmimi i ish-spiunit rus në Angli, Shqipëria i bashkohet BE dhe SHBA, shpall ‘non grata’ dy diplomatë rusë (VIDEO)

Helmimi i ish-spiunit rus në Angli, Shqipëria i bashkohet BE dhe SHBA, shpall ‘non grata’ dy diplomatë rusë (VIDEO)

Ministria e Jashtme, i ka komunikuar vendimin Ambasadorit rus në vendin tonë Aleksander Karpushin, se Shqipëria dëbon dy diplomatë rusë.

"Sot, në datë 26 mars 2018, në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme u thirr Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Federatës Ruse në Republikën e Shqiperisë, SHTZ Aleksander Karpushin, të cilit i’u komunikua nota verbale për shpalljen si persona të padëshirueshëm të dy diplomatëve rusë, veprimtaria e të cilëve nuk përputhet me statusin e tyre diplomatik", thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Në këtë mënyrë, Qeveria shqiptare u bashkohet aleatëve të NATO-s për të dëbuar disa diplomatë rusë nga vendi pas helmimit të ish-spiunit rus në Britaninë e Madhe.

Po sot Presidenti amerikan Donald Trump autorizoi dëbimin e 60 agjentëve të dyshuar rusë nga Shtetet e Bashkuara. Polonia, Gjermania dhe Lituania njoftuan gjithashtu se edhe ato po dëbojnë diplomatë rusë lidhur me helmimin në Britani. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy