Pak ditë pas publikimit të pagave të mbi 630 qytetarëve, më 11 janar të 2022, qeveria shqiptare njoftoi nënshkrimin e një marrëveshjeje për sigurinë kibernetike me kompaninë ndërkombëtare Jones Internation Group.
Kjo kompani është themeluar në Virxhinia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në 14 korrik të 2011 dhe sipas faqes zyrtare është e specializuar në sigurimin e shërbimeve të konsulencës, në zgjidhje dhe produkte në fushat e sigurisë kibernetike, energjisë, telekomunikacionit, inxhinierisë, transformimit organizativ, çështjeve tregtare dhe politike.
Dega e saj në Shqipëri është regjistruar më 20 korrik të 2022 dhe përfaqësues juridik zyrën e avokatisë CCLAË, e përbërë nga Soljan Celibashin, Altin Ibron, Telma Celibashi, Joana Lleshi, Elidiana Shkira dhe asistente Nikoleta Rusmali.
Një tjetër emër pranë kësaj kompanie është ai i kryetarit të partisë republikane, Fatmir Mediu si këshilltar.
I kontaktuar nga MCN, Mediu tha se angazhimi i vetëm që ka pasur me këtë kompani është bashkëpunimi në organizimin e konferencës për rrjetin 5G dhe iniciativën e tre deteve me parlamentarë të rajonit dhe më pas në krijimin e OJQ-së, Qendra e Sigurisë për Europën Juglindore.



