Shënohet viktima e dytë nga koronavirusi në Shqipëri (VIDEO)

Shënohet viktima e dytë nga koronavirusi në Shqipëri (VIDEO)

Një 66-vjeçar i infektuar me Covid-19, ka ndërruar jetë sot në mëngjes në spitalin Infektiv, duke shënuar edhe viktimën e dytë nga koronavirusi në Shqipëri.

Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë, ku përmes një njoftimi për mediat sqaroi se 66-vjeçari nga Lushnja prej disa ditësh ishte i shtruar në shërbimin Infektiv, në gjendje të rëndë.

Pacienti ishte me respirim të drejtuar në reanimacion.

Ai vuante nga disa sëmundje shoqëruese: insuficenca kardiake, edemë pulmonarë dhe insuficencë renale.

Një javë më parë, ndërroi jetë në reanimacionin e spitalit të Durrësit, 73-vjeçarja e prekur nga koronavirusi, duke shënuar edhe viktimën e parë nga Covid-19 në Shqipëri. 

E moshuara, vdiq nga komplikacionet e rënda, si pasojë e disa sëmundjeve bashkëshoqëruese kardiake dhe pulmonare.

Gjithashtu, ajo vuante edhe nga disa sëmundje të tjera bashkëshoqëruese: Insuficience kardiake kronike, SPOK, Nyha III, Fibrilation atrial, hypertyreisis, tatus post by pass dhe prej disa vitesh ishte nën survejimin e mjekëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy