Projekti i rrugës Vlorë-Orikum, Presidenca: Shkeljet i ka bërë kryeministri. Rama: Presim firmën e Metës

Projekti i rrugës Vlorë-Orikum, Presidenca: Shkeljet i ka bërë kryeministri. Rama: Presim firmën e Metës

Deklaratës së kryeministrit Rama, i cili u shpreh se presidenti Meta ka bllokuar projektin e rrugës Vlorë-Orikum, Presidenca i është përgjigjur pasditen e sotme me një shkresë. Zëdhënësi Tedi Blushi thotë në emër të presidencës se kreu i shtetit në disa raste Meta ka kërkuar informacione nga Ministria e Financave dhe ajo e Jashtme lidhur me marrëveshjen e huasë me Fondin Saudit për Zhvillim.

Sipas Blushit, shkelja qëndron në faktin se nuk është respektuar procedura kushtetuese dhe ligjore për t’u pajisur me autorizim nga Presidenti, për të negociuar termat financiarë të kësaj marrëveshjeje huaje.

"Presidenti Meta garanton qytetarët e Qarkut të Vlorës dhe të gjithë Shqipërisë se është i vendosur të mbrojë interesin publik dhe njëkohësisht do të respektojë kërkesat e tyre për investime publike, pa i lënë shteg Kryeministrit ende në detyrë, që të shpërdorojë fondet shtetërore për qëllime selektive elektorale".

Presidenca thekson se nuk do i lejojë asnjë shteg kreut të qeverisë që fondet shtetërore t’i shpërdorojë për qëllime selektive elektorale.

Lidhur me këtë të fundit, në një reagim, kryeministri Rama ka reaguar sërish. Ai thotë se projekti dhe financimi janë gati, por presin vetëm firmën e Metës.

"Projekti gati, financimi gati, por ndërhyrja transformuese përgjatë segmentit Vlorë-Orikum dhe banorët, sipërmarrësit, turistët  e asaj zone duhet të presin Ilir Metën! Kam pritur me durim e do presim edhe pak që IM të lexojë sqarimet që i kemi nisur, para se të flasim me Vlorën!"

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy