
Gazetari Artan Hoxha i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV ka folur për mbledhjen e Këshillit të Mandateve, ku u votua pro autorizimit për arrestin me burg ose arrestin në shtëpi të Sali Berishës.
Ai tha se problemi është se Berisha nuk i është vënë asnjëherë në dispozicion institucioneve të drejtësisë, ndërsa theksoi se edhe në këtë rast Berisha shkeli vendimet e gjykatës. Si[asn tij, nëse Berisha do ishte paraqitur do kishte përfituar më shumë si politikisht ashtu dhe mediatikisht, por ai zgjodhi rrugën e injorimit.
Edhe nga avokatët e Berishës sot në kuvend u tha kjo gjë, pra ata pretendonin që SPAK duhet ti ishte drejtuar që në fillim kuvendit por nga krahu tjetër deputetët e maxhorancës përfshi dhe Alibeaj këmbëngulin për një gjë tjetër që ne këtu jemi se Berisha shkeli vendimet e gjykatës për masat e sigurisë dhe jo 1 herë, por 3 herë. Pra nëse Berisha do ishte paraqitur në proces do kishim një rrjedhojë tjetër dhe ai do kishte përfituar më shumë politikisht dhe mediakisht për mua nëse do përballej direkt.
Rruga që zgjodhi ai ishte injorimi i masës. SPAK nuk po reagonte dhe u bënë tre të hëna që Berisha nuk u paraqit. Ai thoshte se është një vendim në shkelje të kushtetutës, ndërkohë ai ishte vendim gjykate. Pra nuk kishte një rrugë tjetër, ose do e bënte këtë gjë që në fillim SPAK këtë që po bën sot, dhe thotë se gjykata e ka miratuar atë që ne bëmë në fillim duke mos ju drejtuar kuvendit, ndërsa nga ana tjetër ne po shkojmë tek kjo masë se pse nuk u na u la zgjidhje tjetër, dhe besoj se te arresti i shtëpisë do venë jo te ai me burg.
SPAK e sprapsojnë vetëm vendimet e gjykatës por ato deri tani kanë qenë në favor të SPAK. Kjo nuk bëhet me protestë dhe e vetmja mënyrë ishte që Berisha të shkonte në gjykatë dhe të thoshte ato që thotë përditë nga selia e partisë sepse do kishte një vlerë dhe shmangte pikërisht këtë. Problemi është se Berisha nuk i është vënë asnjëherë në dispozicion institucioneve të drejtësisë.



