
Atentati ndaj 57-vjeçarit Demir Backa, i cili mbeti i vrarë një natë më parë në një atentat në Fier, nga hetimet e deritanishme dyshohet se atentati mafioz është kryer për hakmarrje.
Nga kamerat e sigurisë ka rezultuar se në atentat kanë marrë pjesë dy persona. Policia ka sekuestruar 16 gëzhoja kallashnikovi në vendngjarje.
Një makinë e djegur është gjetur në vendin e quajtur Daullas në Bay-pass. Mjeti u gjet pak orë pas atentatit ndaj Demir Backës në Fier. Mjeti është i tipit ‘C Class’ me portobagazh aty ku policia gjeti dyarmë zjarri që dyshohet se janë përdorur për krimin, një kallashnikov dhe një pistoletë, janë çuar në laborator për ekzaminim.
Policia është përqendruar në të shkuarën e Demir Backës dhe rezulton se disa muaj me parë ai ka prishur ekuilibrat dhe ka pasur një konflikt me një person me influencë në Fier, i cili ishte subjekt i OFL.
Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në biznese afër zonës ku ndodhi krimi për të gjetur elemente që mund të ndihmojnë në hetime.
Së pari për forcën e tyre ekonomike dhe pastaj edhe për ngjarje të së kaluarës, pasi njëri prej vëllezërve Backa, Mehdiu është vrarë në 1997 në Masakrën e Levanit, duke qenë anëtar i Bandës se Pusit të Mezinit.
Kjo e kaluar mund të jetë nje nga pistat e ngjarjes se rende, sikurse po hetohet edhe pista tjetër e një konflikti që ky fis pati vitin e kaluar.
Demir Backa që njihej në Fier me shkurtimin Dem Backa kishte në pronësi disa biznese mes Fierit dhe Sarandës, por me i njohuri ishte lokal “Piazza” në qendër të Fierit.



