Vasili: Kryeministri karagjoz, i kapur për fyti! Shpallja non grata e Berishës, vendim politik (VIDEO)

Vasili: Kryeministri karagjoz, i kapur për fyti! Shpallja non grata e Berishës, vendim politik (VIDEO)

Nënkryetari  i LSI-së Petrit Vasili ka folur përmes një lidhje Skype me studion e lajmeve të MCN Tv mbi deklaratat e Kryeministrit Rama të bëra ditën e sotme në Asamblenë Kombëtare të PS dhe kritikat që ai i adresoi SPAK-ut. Vasili tha se Shqipëria ka të bëjë me një Kryeministër karagjoz që është i kapur nga fyti dhe nuk di çfarë flet. Ai shtoi se ka një dosje të mëdha për inceneratorët ku Rama së bashku me Agaçin e të tjerë janë të përfshirë.

Përse duhet të jem unë në dijeni të ndonjë kallëzimi. Po të isha unë do të ishin edhe ju. Kemi të bëjmë më një Kryeministër karagjoz të kapur për fyti që nuk di çfarë flet. U njohët me komunikim e SPAK-ut që tha s’ka hetim ndaj Dvoranit. A mund të merret në konsideratë. Ka një dosje të madhe për inceneratorët ku ndër personat me përgjegjësi konkreti është Rama, Agaci, dy deputete në bug, Gjiknuri, Veliaj e Subashi. Në një postim i kam radhitur me radhë koncensionet e pakërkuara, e aferat e tjera.

Nga e para tek e fundit bien të gjitha mbi Ramën. Këto mashtrime ordinere nuk kanë lidhje as me Metën as me Berishën, që prej vitesh s'kanë firmë dhe vulë për ta bërë këtë gjë. Rama që bën si i pakënaqur me kryebashkiakët , janë një bandë grabitqarësh. Një trinom pastrim parash, kriminalizimi i ekonomisë, narko ekonomi që është certifikuar ndërkombëtarisht. Mjaft të ndiqni një kronikë të ZF ku pohohej se Shqipëria është narko-shtet nën qeverisjen e Ramës.

Vasili tha se po të kishim SPAK do të ishte pas hekurave gjysma e qeverisë, dhjetëra zyrtarë dhe pronarë kompanish pr afera të ndryshme. Nënkryetari i LSI-së tha se Dvorani duhet të ishte në burg për falsifikime dhe se ka dashur të pengojë ngritjen e GJK-së si dhe tha që është një zorrë qorre e Rilindjes.

Sinqerisht ju them kjo nuk bën njeri për të qeshur. Nëse do të kishim SPAK ne do të kishim para drejtësisë gjysmën e qeverisë dhe dhjetëra zyrtarë e kompani për inceneratorët pa shkuar tek afera e energjisë. Do të kishim hetim për Portin e Durrësit. Po të kishim SPAK do kishim hetim dhe banka shqiptare. Nëse SPAK do kishte vepruar do kishte goditje serioze dhe do të kthehej besimi te njerëzit. Oligarkë në mes të Tiranës hedhin kate pa fund , ndërkohë një artist për një dritare, arrestohet.

Dvorani duhet të ishte prapa hekurave se falsifikoi dokumente, pengoi krijimin e Gjykatës Kushtetuese, fajet e tij dhe bllokimet e tij ishin të provuara. SPAK i kapur nga Rama shpëtoi Dvoranin. Vettingu e shpëtoi.

Dvorani është kampion i mbrojtjes së korrupsion, se po të ishte e kundërta do përmendj një dosje të madhe të hetuar nga Dvorani. Dvorani është një zorrë qorre e Rilindjes.

Vasili tha se këmbanat rëndojnë vetëm mbi Ramën dhe se vendimi për shpalljen non grata të Sali Berishës është politik.

Berisha publikisht dhe hapur është shprehur qartë cili është dokumenti dhe ma dorëzoni. Për Berishën ka zero dokumenta. Asnjeri nuk mund të akuzohet. Vendime politike mund të marrë çdo shtet. Shpallja non grata ka qenë vendim politik. Nuk ka asnjë fat të vetëm, nëse do të kishte do të kishte filluar një çështje penale. Përballë kemi kallëzime penale që rëndojmë mbi Ramën, i bën presion drejtësisë që kjo drejtësi mos të bjerë mbi të. Të gjitha çështjat e mëdha nën akuza është se Rama ka rrëmbyer çdo pushtet. Bëhen rrugë në emër të oligarkëve, krijohet mundësia të pasurohen t’i ndajnë me qeverinë. Këmbanat gjëmojnë vetëm për Ramën.

Rama nuk ka punë me drejtësinë. E dëgjuat që tha kam udhëhequr reformën, e ka manipuluar, por nuk e ka udhëhequr se ka qene Parlamenti, kush është ky që i jep urdhra SPAK, ç’punë ka ky si vepron drejtësia. Ky duhet të shqetësohet pse Vettingu vepron me dy standarde. Vettingu ka pasur 3 komponentë, pasuria ka qenë objekt jo thelbësor. Kryesore ishte cilësia e vendimeve. Si mund të veprojnë gjyqtarë që kanë dhënë vendime shumë të rënda. Meqë nuk deshën t’i  futeshin këtyre gjërave u morën me pasurinë. Mbajtën prokurorë që i pëlqenin atyre dhe pse mund të kishin pasur integritet mizerabel por i shërbenin regjimit. Rama të merret me qeverinë që e ka kthyer Shqipërinë narko-shtet. Rama mos të shesë kufijtë detarë të Shqipërinë. Mos të vjedhë e mos të shesë Shqipërinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy