Lufta në Lindje po hyn në një fazë vendimtare dhe po merr përmasa dramatike.
Orët e fundit tregojnë se kërcënimi i konfliktit global është serioz dhe real.
Kështu kryeministri polak Donald Tusk një ditë pasi Rusia gjuajti një raketë balistike hipersonike me rreze të mesme veprimi në një qytet ukrainas.
Presidenti rus Vladimir Putin tha të enjten se sulmi ishte një përgjigje ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërisë së Bashkuar të cilat lejuan Kievin që të godiste territorin rus me armë të avancuara perëndimore, një veprim që ai tha se i kishte dhënë konfliktit elementë të një karakteri global.



