Në lartësinë mbi 1400 m, konkretisht në aksin rrugor Boboshticë - Dardhë ka prezencë të reshjeve të dëborës.
Reshjet kanë nisur gjatë mëngjesit të sotëm dhe aktualisht janë duke rënë, ku mësohet se trashësia ka shkuar deri në 5 cm.
Kontraktorët janë në terren për çdo situatë të krijuar nga moti, për pastrim dhe kriposje të rrugëve.
Nuk ka vështirësi në qarkullimin e mjeteve, por drejtuesit e mjeteve duhet të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.
Në aksin Shtylle - Panarit janë regjistruar reshje të lehta dëbore këtë mëngjes ndërsa trashësia ka shkuar deri në 2 cm.
Ndërkohë i gjithë qarku i Korçës prej mbrëmjes së djeshme është përfshirë nga reshjet e shiut.



