Shtuni: Domosdoshmëri përshpejtimi i zgjerimit, BE duhet ta kthejë në prioritet Ballkanin (VIDEO)

Shtuni: Domosdoshmëri përshpejtimi i zgjerimit, BE duhet ta kthejë në prioritet Ballkanin (VIDEO)

Eksperti i sigurisë, Adrian Shtuni, apelin e Presidentes së Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, për reformimin e BE-së në funksion të zgjerimit më të shpejtë të vendeve të reja, e sheh si një mesazh inkurajues por edhe një përkujtim i përvitshëm, se ingranazhet e BE lëvizin jashtëzakonisht shumë ngadalë.

Në një lidhje për studion e lajmeve të MCN TV, Shtuni e cilësoi si mesazh të përsëritur, një fjalim që mbahet një herë në vit dhe ku jepet një panoramë e gjërave që janë arritur dhe ambicieve të Bashkimit Europian për të ardhmen.

Sipas tij, bëhet fjalë për një fjalim të ngjyrosur nga fakti se do të ketë zgjedhje europiane që do të mbahen në fillim të qershorit të ardhshëm pasi dhe mandati 5-vjeçar i Von der Leyen përfundon në atë kohë.

Ka një vetëdijësim që ka ndodhur në mënyrë graduale dhe nuk është tërësor se ka zëra që vazhdojnë të ngulin këmbë te refuzimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe zgjerimi, por ka një vetëdijësim që është i qartë se hapi i breshkës sa i takon zgjerimit nuk është së pari në interesin e BE, apo pjesës tjetër të Europës si Ukraina, Moldavia apo vendet e Ballkanit Perëndimor.

Përshpejtimi i hapave është një domosdoshmëri për BE.

Një zgjerim i përshpejtuar i BE duke përfshirë dhe Ballkanin Perëndimor nuk do ishte një favor që do i bëhej dikujt, por BE do adresojë nevojat e veta të drejtpërdrejta.

Në përballje me Kinën që nuk pranon të luajë me rregullat e ndershme, BE ka treguar se ose duhet të përballet ose do ketë kosto të larta.

BE nuk ka opsion për të ndenjur në vend, pasi është në pozicionin e një biçiklete ose do të ecësh përpara ose do të rrëzohesh.

Ukraina është një nga prodhuesit më të mëdha të drithit, është një vend që ka kufirin e dytë më të gjatë me vendet e BE, Ukraina është shumë e rëndësishme jo vetëm për sigurinë e BE, por edhe stabilizimin ekonomik dhe financiar të vendeve të BE.

Zgjerimi me Ukrainën, jo vetëm shton sigurinë por ka potencial edhe për zhvillim ekonomik.

Në vijim Shtuni tha se ndikimet malinje dhe sabotuese të Rusisë dhe vendeve të tjera në Ballkan janë të hapura dhe evidente.

Bashkimi Europian duhet të jetë shumë më ndihmues dhe duhet ta kthejë këtë në prioritet mjaft të madh, pasi nëse do të krijohet një destabiliet i madh në Ballkan, kjo do të jetë një kosto e madhe për BE.

Duhet normalizim i marrëdhënieve Kosovë-Serbi, i cili duhet të jetë gradual.

Duhet të vijë si rrjedhojë logjike e arsyetimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor që duhet të investojnë te zgjidhja e problemeve të tyre shekullore, duke gjetur një formulë që do të ndihmonte konsolidimin e sigurisë të të gjitha vendeve.

Nuk ka zgjedhje të paketuar nga Brukseli, duhet një vetëdijësim në Serbi dhe Kosovë se zgjidhja vjen nëpërmjet normalizimit të marrëdhënieve dhe zbatimit të marrëveshjeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy