Sassoli në Këshillin Europian: Nëse Shqipëria dhe MV kanë kryer detyrat, edhe BE duhet të mbajë premtimin për negociatat

Sassoli në Këshillin Europian: Nëse Shqipëria dhe MV kanë kryer detyrat, edhe BE duhet të mbajë premtimin për negociatat

Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli, duke folur pas takimit me krerët e BE-së ka apeluar që Bashkimi Europian të mbajë fjalën ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për negociatat.

Sassoli u shpreh sot se PE mbështet hapjen e menjëhershme të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Në fjalën e tij në Këshillin Europian, Sassoli deklaroi se, “ne mbështesim hapjen e menjëhershme të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Komisioni Europian është në favor të kësaj dhe ne do ta kemi të vështirë t’u shpjegojmë njerëzve të atyre vendeve pse po e vonojmë këtë gjë. Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut iu kërkua të bënin sakrifica me reformat. Nëse detyrat u kryen, atëherë edhe BE duhet të mbajë premtimin. Kur ne u bëjmë thirrje vendeve fqinje të bëjnë një përpjekje shtesë për të ndryshuar dhe ata e bëjnë këtë, atëherë është detyra jonë t’u përgjigjemi me të njëjtën gatishmëri’’, deklaroi Sassoli.

Zgjerimi i Bashkimit Europian dhe hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, është në qendër të axhendës dyditore të Samitit të krerëve të BE-së, që zhvillohet më 17-18 tetor në Bruksel, ku do të vuloset edhe fati i Shqipërisë dhe Maqedonisë, nëse do të hapen apo jo negociatat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy