
Policia e Shtetit dhe SPAK kanë ndërmarrë një operacion për arrestimin e disa personave, punonjës të IMT-së, të cilët dyshohen për korrupsion.
Të arrestuarit janë Niko Zmalaj, punonjës në Bashkinë Tiranë DPN 2 Drejtoria e Rrugëve, Geraldo Fucia, punonjës në Bashkinë Tiranë IMT Tirane, Edmond Çela, punonjës i IMT Tiranë Inspektor Zona Peze, Vaqarr. Ndërkohë që është shpallur në kërkim K. Zh. punonjës i IMT Tiranë.
Operacioni vjen pas denoncimit të bërë më herët në polici se këta persona merrnin para tek biznese të ndryshme, duke i favorizuar në zabtimin e ambienteve publike.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga SPAK dhe Policia e Shtetit në lidhje me operacionin.



