Kryediplomati rus Sergej Lavrov foli pas negociatave me homologun ukrainas dhe atë turk të zhvilluara në Antalia. Lavrvov u shpreh se ka paralajmëruar homologët e tij se Rusia nuk dëshiron të krijojë një rrugë paralele me bisedimet serioze që tashmë po zhvillohen përgjatë kufirit në Bjellorusi.
Lavrov deklaroi se:
Aty u diskutuan të gjitha çështjet praktike, u shpjegua në mënyrën më të detajuar se çfarë duhet bërë për t'i dhënë fund kësaj krize. Kjo përfshin demilitarizimin dhe denazifikimin dhe sigurimin e statusit neutral të Ukrainës.
Ministri i Jashtëm shtoi se ai "nuk ishte i befasuar" që kryediplomati ukrainas Dmytro Kuleba tha se nuk ishte e mundur të arrihej një armëpushim gjatë bisedimeve të së enjtes.
Ministri i Jashtëm rus shtoi:
Askush nuk do të binte dakord për një armëpushim (në këtë takim), propozimet janë të njohura për palën ukrainase.
Lavrov deklaroi se palët biseduan kryesisht "për çështje humanitare me iniciativën e miqve turq".



