Llabani: Pikënisja e hetimit pasuror ndaj Veliajt ishin disa komunikime që u gjetën në celularin e Jorgo Goros

Llabani: Pikënisja e hetimit pasuror ndaj Veliajt ishin disa komunikime që u gjetën në celularin e Jorgo Goros

Analiste Anduena Llabani tha në studion e MCN Live se prokurori Olsi Dado që ka hetuar Veliajn, ka qenë dhe prokuror i çështjes së Jorgo Goros dhe se nga telefoni i këtij të fundit janë zbuluar dhe prova për veprime të kryera nga Ajola Xoxës, pasi kishin të dy të njëjtin financier. 

Më tej Llabani tha se Veliaj e ka të humbur betejën me SPAK-un dhe drejtësinë. 

Ka një detaj që nuk është thënë, fati i keq i Veliajt është  që prokurori që ka hetimin e tij Dado ka pasur në hetim Jorgo Goron. Në hetimet që Dado ka pasur, edhe Goro ka kaluar në hetim financiar. Në telefonin e tij janë gjetur komunikime me financën e Goros, që përkon me financën e Ajola Xoxës, dhe në këto komunikime ka prova e fakte të pakontestueshme për veprime financiare që janë kryer nga financa e Ajola Xoxës, dhe aty ajo ka qenë thembra e Akilit mbi të cilën është ngritur hetimi pasuror ndaj Veliajt.

Veliaj e ka ditur që ka hetim. Ka pasur informacione. Kishin filluar të dilnin të dhëna. Kishte filluar të informohej për veprimet e prokurorisë në lidhe me faktin penal. 

Nuk e di nëse ka gjykatë në botë që mund t’i japin të drejtë një individi me këto procedime, ose më këto raste që të fitojë të drejtën e tij. 

Betejën e Veliajt me SPAK e drejtësinë e shoh të humbur. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy