
Një dashnore e printit. Kështu e cilësoi veten gazetarja Anila Basha gjatë intervistës për Mustafa Nanon në “Arnautistan”.
Ndërsa foli për projektin e saj më të ri, një revistë në print që është në treg me numrin e saj të parë, Basha u ndal te arsyet që e bëjnë t’i mbetet besnike lajmit të shtypur në letër.
Ajo që vë re është se online nuk ka arkivë. Duhet t’i fusësh në disqe që t’i mbash aty. Gazetat dikur i mbanim stivë. Te online bën ndonjëherë tolerime. Merr një në telefon dhe thotë a mund ta ma heqësh këtë lajm se po më fyejnë. Në print nuk e bën dot, është e pakthyeshme.
Në online has më shpesh gabime. Kjo për shkak të standardit: mungesës së redaktorëve dhe të kohës. Rrogat në online janë të ulëta dhe sa piqet një gazetar në online, ikën. Online nuk është shumë i sponsorizuar. Ne kemi filluar të hedhim videot me titrim. Dhe menjëherë këtë ta kopjojnë. Nuk ka copy right.



