7 të vrarë nga sulmi në kishën ortodokse në Çeçeni

7 të vrarë nga sulmi në kishën ortodokse në Çeçeni

Dy oficerë dhe një besimtar u vranë pasi militantët e armatosur u përpoqën të sulmonin një kishë ortodokse në Çeçeni të Rusisë. Sulmi u pengua nga policia, të cilët qëlluan katër militantë duke i lënë ata të vdekur.

Kisha e Michael Archangel në Grozny u sulmua nga një grup personash të armatosur pasditen e së shtunës, që tentuan të rrëmbenin edhe njerëz.

Komiteti Hetimor i Rusisë tha se dy oficerë dhe një besmitar u vranë në kishë. Militantëve të vrarë iu gjetën thika dhe armë.

Kreu i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, konfirmoi eliminimin e militantëve si rezultat i një operacioni të shpejtë të sigurisë.

Ai shtoi se "ka të dhëna të inteligjencës se militantët morën urdhrin për të kryer sulmin nga një prej vendet perëndimore ".

Mufti Ismail Berdiev, kryetar i Qendrës Koordinuese të Myslimanëve të Kaukazit të Veriut, ka dënuar sulmin, i cili sipas tij kishte për qëllim destabilizimin e situatës në Çeçeni.

"Është bërë me qëllim gjatë muajit të shenjtë, për të destabilizuar situatën. Është muaji i Ramazanit tani. Është koha kur jo vetëm luftërat janë të ndaluara, por edhe gjuha e urrejtjes është e jashtëligjshme", tha Berdiyev për TASS. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy