Do të jetojmë me të përgjithmonë! Dy paralajmërimet e ekspertëve për Covid

Do të jetojmë me të përgjithmonë! Dy paralajmërimet e ekspertëve për Covid

Lajmet pesimiste për Covid nuk kanë munguar kohët e fundit. Ndërsa spitalet po mbingarkohen, numri i infektimeve nuk është ulur dhe variante të reja të virusit po shfaqen në sfond. Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) lë të kuptohet se ditët më të tmerrshme nuk i kemi hedhur pas krahëve, duke parashikuar një valë të paprecedentë vdekjesh nga virusi në javët e ardhshme. Dhjetori ishte muaji me më shumë viktima nga Covid deri më sot, por janari sipas CDC duket se do të jetë më tragjik.

Parashikimi i CDC është që rreth 92 000 amerikanë do të humbin jetën nga COVID brenda tre javëve të ardhshme, ndërsa 38 000 persona kanë humbur jetën deri më tani këtë muaj, raporton CNN. Ekspertët frikësoheshin prej kohësh se një rritje në udhëtimet dhe mbledhjet e grupeve shoqërore gjatë sezonit të festave do të çonte në një rritje të të infektuarve. Në një intervistë më 7 janar, Anthony Fauci, paralajmëroi se "gjërat do të përkeqësohen në janar". Numri i vdekjeve në SHBA nga virusi ka kaluar numrin e viktimave gjatë betejave në Luftën e Dytë Botërore. Studiuesit thonë se me këtë ritëm, jetëgjatësia kombëtare do të bjerë me më shumë se një vit në 77.48 vjeç - më e ulëta që prej vitit 2003.

"Një farë reduktimi në jetëgjatësi mund të vazhdojë përtej vitit 2020 për shkak të vdekshmërisë së vazhdueshme nga COVID-19 dhe ndikimeve afatgjata shëndetësore, sociale dhe ekonomike të pandemisë", thotë Theresa Andrasfay, studiuese e demografisë nga Universiteti i Kalifornisë Jugore. Ekspertë të tjerë së fundmi kanë bërë parashikime afatgjata në lidhje me virusin, gjë që hedh dritë mbi atë se sa serioze është lufta kundër pandemisë.

CNBC raporton se gjatë një diskutimi në Konferencën e Shëndetit JPMorgan më 13 janar, Stephane Bancel, CEO i kompanisë farmaceutike Moderna që është përgjegjës për një nga vaksinat efektive që po bëhen aktualisht, ndau vizionin e tij për të ardhmen e COVID. "Covid nuk po zhduket. Ne do të jetojmë me këtë virus, mendoj përgjithmonë". Ekspertët e quajnë këtë "endemike", që do të thotë se virusi do të jetë përgjithmonë i pranishëm duke qarkulluar në nivele të ulëta, por vetëm herë pas here duke shkaktuar sëmundje të rëndë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy