Mjekët ngatërrojnë analizat, vdes pacienti

Mjekët ngatërrojnë analizat, vdes pacienti

Ngatërrimi i epruvetave për shkak të emrit të njëjtë është bërë shkak për vdekjen e një pacienti në Itali. Alberto Giacobbi, 76 vjeç, president i Institutit të Historisë së Rilindjes Italiane, ndërroi jetë 3 vite më parë në spitalin ”Pieve di Cadoro” të Belluno-s.

Familjarët kanë hedhur në gjyq mjekët për gabimin që i shkaktoi vdekjen njeriut të tyre të dashur.

Vajza e të ndjerit ngul këmbë se i ati vdiq për shkak të dozimit të gabuar. 76-vjeçari ishte shtruar në spital për hemorragji cerebrale dhe mjekët kishin vendosur ta trajtonin me antikoagulantë.

Por për fatin e tij të keq, në të njëjtin spital ishte shtruar një person tjetër me të njëjtin emër, por me probleme të tjera shëndetësore. Vajza e të ndjerit thotë se pas ngatërresës së kampionëve të gjakut për shkak të emrit të njëjtë, të atit iu dha doza e koagulantit që i duhej dhënë pacientit tjetër, fatkeqësisht shumë më e vogël sesa kishte nëvojë.

Beteja ligjore në gjykatë mes familjarëve të të ndjerit dhe mjekëve, të cilët kanë pranuar ngatërresën, por thonë se kjo nuk ishte faktor përcaktues në vdekjen e pacientit, vazhdon. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy