Skandali çon Austrinë në zgjedhje të parakohshme (VIDEO)

Skandali çon Austrinë në zgjedhje të parakohshme (VIDEO)

Presidenti i Austrisë Alexander van der Bellen ka thënë se duhet të mbahen zgjedhje të reja në shtator dhe se duhet rikthyer besimi në qeveri, pas video-skandalit të zëvendëskancelarit, i cili u shfaq duke diskutuar kontratat shtetërore në këmbim të favoreve.

 Heinz-Christian Strache, udhëheqësi I partisë së ekstremit të djathtë “Partia e Lirisë” dha dorëheqjen pas shfaqjes së videos.

Ai shpreh se video është një “vrasje politike të shënjestruar”, duke këmbëngulur se është thjesht një video ilegale e një feste private.

Presidenti Van der Bellen dhe kancelari i Austrisë Sebastian Kurz në një konferencë të tyren të përbashkët thanë se shqetësimi i tyre kryesor për muajt në vijim mbetet stabiliteti.

Kurz tha se: “Zgjedhjet e reja janë domosdoshmëri, jo një dëshirë”.

Pas kolapsit të koalicionit të konservativëve dhe të ekstremit të djathtë, bërja e një qeverie të rë, mbetet ende e paqartë. /Sipas Reuters/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy