Policia e Elbasanit ka arrestuar një 45-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim, pasi ishte dënuar me burg për “Organizim të migracionit të paligjshëm” dhe “Organizim të trafikimit të qënieve njerëzore”.
Astrit Gaxho, banues në Peqin ishte dënuar me 11 vjet e 11 muaj burg në Itali për veprat penale të mësipërme.
Sipas policisë, ndalimi i tij u bë pasi Zyra Qëndrore Kombëtare Interpol Roma e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar bazuar në vendimin e Gjykatës së Apelit Romë dhënë më datë 20.04.2016, e cila e ka dënuar me 11 vjet e 11 muaj burg për veprën penale “Organizimi i Migracionit të Paligjshëm” dhe “Organizim i Trafikimit të qënieve njerëzore”.



