Rama: U dal për zot vendimeve të ministrave, punë e drejtësisë nëse ka axhendë pas kurrizit tim

Rama: U dal për zot vendimeve të ministrave, punë e drejtësisë nëse ka axhendë pas kurrizit tim

Kryeministri Edi Rama vijon dëshminë e tij në komisionin hetimor për inceneratorët, ku është shprehur se u del për zot vendimeve të ministrave, por nuk është puna e tij nëse ka një axhendë pas kurrizit të tij. Helidon Bushati ngriti shqetësimin që çështja e inceneratorëve mund të shkojë në Arbitrazh, çka u hodh poshtë si mundësi nga kryeministri Rama

 

DISKUTIME

Bushati: A jeni i sigurt dhe a garantoni qytetarët, jo si në rastin e Beketit, që ne s’do përballemi në Arbitrazh me subjektin që do kërkojë fitimin e munguar?

Rama: Nuk ka 17 vendime menjëherë, nuk mund të bëhen 17 brenda ditës se nuk ndodh dot. Vijnë në një moment të gjitha bashkë. Thjesht mblidhen të gjitha dhe bëhen bashkë. Nuk fshihem pas kolegjialitetit. U qëndroj atyre vendimeve të Këshillit të Ministrave si kryeministër. U dal për zot. I dal për zot të gjitha punëve të jashtëzakonshme që kam bërë me Saimir Tahirin. Ta them prapë sot, i vë gjoksin çdo ministri për çdo akuzë, për sa kohë akuzat dhe betejat janë të lidhura me punën e përbashkët. Nëse cilidoqoftë pas kurrizit tim ka një axhendë tjetër nuk është puna ime, është puna e secilit me drejtësinë. Nuk ka arsye të mendojmë që do ketë arbitrazh. Nga prodhohen arbitrazhet?! Keni parë dokumentin, vet subjekti që do na coka në arbitrazh është qartësisht jo i përfshirë në këtë pretendim të mundshëm. Të gjitha vendimeve u dal për zot.

Bushati: Mbajtja e përgjegjësive nga udhëheqësit për ministrat është tipar u udhëheqësve evropianë. Për gabimet e ministrave liderët evropianë e tregojnë përgjegjësinë përmes gjesteve, dorëheqjeve. Tek ju që jeni njeri i Oksidentit ky tipar nuk po del në pah.

Rama: Kur të më tregoni një oksidental që ikën për raste të ngjashme do flasim bashkë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy