Mbetet i lartë numri i të prekurve me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut. Në 24 orët e fundit nga 2006 testime të kryera, pozitiv kanë rezultuar 141 persona. Më së shumti raste ka në Shkup-51, më pas në Kumanovë-19 dhe në Shtip 15 raste të reja.
Ndërkohë në 24 orë, katër persona e kanë humbur betejën me Covid-19, edhe atë dy nga Shkupi, një nga Kavadari dhe një nga Sveti Nikolla.
Virusin kanë arritur ta mposhtin 93 vetë, shumica nga Shkupi, Shtipi dhe Tetova.
Për herë të parë pas disa muajsh numri i rasteve aktive është 2991.



