Komisioni Europian, plan masash për të mbështetur Greqinë për emigrantët

Komisioni Europian, plan masash për të mbështetur Greqinë për emigrantët

Komisioni Europian paraqet një plan masash që do të merren nga BE dhe shtetet anëtare për të siguruar mbështetje për Greqinë në menaxhimin e situatës së jashtëzakonshme në kufijtë e jashtëm . Ky hap vjen pas takimit që pati dje presidentja Ursula von der Leyen me presidentët Michel, Sassoli dhe kryeministrin Plenkoviç, në kufijtë greko-turk dhe bullgaro-turk, së bashku me kryeministrat Mitsotakis dhe Borissov.

Ndër masat e propozuara për të mbështetur Greqinë janë:

Shtetet anëtare të sigurojnë asetet e nevojshme për fillimin e dy operacioneve të ndërhyrjes së shpejtë të kufirit nga Agjencia Evropiane e Kufirit dhe Rojes (Frontex) në kufijtë tokësorë dhe detarë midis Greqisë dhe Turqisë.

Frontex të koordinojë një program të ri për kthimin e shpejtë të personave pa të drejtë qëndrimi në Greqi.

Ndihma financiare deri në 700 milion € për të mbështetur Greqisë. 350 milion € do të vihen në dispozicion menjëherë për të mbështetur menaxhimin e kufijve dhe migracionit, në veçanti për të mbështetur rritjen e kapaciteteve pritëse, kthimet vullnetare dhe infrastrukturën e nevojshme për të kryer procedurat e shqyrtimit për shëndetin dhe sigurinë. Komisioni do të propozojë një ndryshim në buxhet për të vënë në dispozicion një shtesë prej 350 milion €.

Shtetet anëtare duhet t’i përgjigjen Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të nxitur nga Greqia për të siguruar pajisje mjekësore, strehimore, tenda, batanije dhe pajisje të tjera të nevojshme.

Shtetet Anëtare t'i përgjigjen thirrjes nga Zyra Evropiane e Mbështetjes së Azilit për të siguruar 160 ekspertë që do të vendosen në Greqi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy