Kryebashkiaku i Kuçovës paraqitet në SPAK, por "kyç gojën"/ Avokati: Nuk u mor i pandehur (VIDEO)

Kryebashkiaku i Kuçovës paraqitet në SPAK, por "kyç gojën"/ Avokati: Nuk u mor i pandehur (VIDEO)

Kryebashkiaku i Kuçovës Kreshnik Hajdari është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme, SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij, Theodhori Sollaku.

Paraqitja e Hajdarit në organin e akuzës, vjen një ditë pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve refuzoi që t’i hiqte mandatin e të zgjedhurit vendor.

Ndërkohë SPAK po e heton kryebashkiakun e Kuçovës për falsifikim në formular e vula.

Hajdari, kryetar i bashkisë së Kuçovës, akuzohet se nuk deklaroi në formularin e deklarimit dënimin për shkeljen e kufirit, në Greqi, kur ishte 17 vjeç.

Në dalje të SPAK, Hajdari "kyçi gojën", duke refuzuar të flasë për mediat.

Ndërkohë avokati Sollaku deklaroi shkurt se klienti i tij nuk është marrë i pandehur.

Nuk është marrë i pandehur, nuk ka falsifikim. Ka kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin dhe është ndëshkuar me qortim shoqëror. Nuk ka asnjë dënim.

Hajdari do të hetohet në gjendje të lirë, deri sa GJKKO të shprehet. 

Një ditë më parë në KQZ u shqyrtua rezultati i verifikimit të Prokurorit të Përgjithshëm. Gjatë fjalës së tij, kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi u shpreh se nuk ka asnjë shkak ligjor që Hajdarit t’i ndërpritet mandati.

Në përgjigje që Prokuroria e Përgjithshme i ka kthyer Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rezulton se Hajdari është dënuar me dënim të formës së prerë nga Gjykata e Shkallës së Parë në Janinë, për akuzën e “hyrjes në territorin Grek në mënyrë të paligjshme”.

Në zgjedhjet e 14 majit 2023, Hajdari fitoi bashkinë e Kuçovës me mbi 600 diferencë ndaj Lefter Maliqit të Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, teksa i treti u rendit Ilirjan Koxhaj i Partisë Demokratike.

Hajdari rezulton nën hetim edhe nga SPAK, për akuzën e “Falsifikimit të formularit të vetëdeklarimit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy