Katari: Raketat u ndaluan me sukses, presim dialog me Iranin

Katari: Raketat u ndaluan me sukses, presim dialog me Iranin

Në një deklaratë zyrtare, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed al-Ansari, dënoi ashpër sulmin me raketa të ndërmarrë nga Garda Revolucionare Iraniane ndaj Bazës Ajrore Al Udeid.

“Katarit dënon sulmin që kishte në shënjestër Bazën Ajrore Al Udeid,” deklaroi al-Ansari. “Ne konfirmojmë se mbrojtja ajrore e Katarit e pengoi me sukses sulmin dhe arriti të interceptojë raketat iraniane.”

Në vijim të deklaratës, Katari theksoi se do të vijojë të promovojë përpjekjet diplomatike për një "kthim serioz në tryezën e negociatave dhe dialogut", duke bërë thirrje për uljen e tensioneve në rajon.

Baza Ajrore Al Udeid është një pikë kyçe strategjike, ku ndodhet edhe Qendra e Operacioneve të Kombinuara Ajrore, përgjegjëse për komandën dhe kontrollin e forcave ajrore në të gjithë rajonin. Ajo është gjithashtu baza e Krahut të 379-të Ekspedicionar Ajror, krahu më i madh ekspedicionar ajror në botë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy