
Ikona e muzikës soul, Aretha Franklin ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare. Këngëtarja mbylli sytë e rrethuar nga familjarët dhe miqtë, pas një beteje me kancerin në pakreas, raporton Associated Press.
Franklin pati anuluar dy koncerte të programuara për një prill dhe mars dhe nuk është shfaqur në publik që në nëntor të vitit të kaluar. Franklin ka pasur probleme me shëndetin vitet e fundit.
Aretha Franklin ka lindur në Memfis, Tennessee, në vitin 1942. Familja e saj u vendos në Detroit dhe ajo nisi të këndonte për herë të parë në kishën e të atit. Ajo nisi karrierën si këngëtare profesioniste kur ishte 18 vjeçe dhe sukseset e para i pati pasi nënshkroi një kontratë me Columbia Records. Në vitin 1967, pas një kontrate me Atlantic Records, ajo fitoi famë botërore.
Brenda tre vitesh, ajo kishte lançuar disa prej hiteve të saj më të njohura, përfshirë “Respect” dhe “I say a little prayer”. Në fund të dekadës, ajo e kishte çimentuar statusin e saj si Mbretëresha e Soulit.
Franklin ka fituar 18 Grammy Awards dhe është një artistet muzikore më të shitura të të gjitha kohërave, me mbi 75 milionë regjistrime.



