
Politologu Alban Daci tha përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Live se çështjen e votës së emigrantëve e ka konsideruar gjithmonë si pjesë të një marrëveshjeje politike mes PS-PD.

E kam konsideruar si pjesë të një marrëveshje politike, çështjen e votës emigrantëve. Kjo lloj marrëveshje duhet të jetë për t’i shërbyer elitës aktuale politike dhe për ta mbajtur atë në faktorizimin politik.
PS-PD po bën gjithçka për ta bërë të tillë votën e emigrantëve që do jetë në shërbim për t'i konfirmuar . Ka mungesë sinqeriteti dhe të analistëve që flasin për këtë gjë. Vota e emigrantëve, nuk është thjesht të zgjedhin dikë që rri në Bllok.
Emigrantët duhet të ketë dhe të drejtë përfaqësimi.
Sipas Dacit vota e emigrantëve është shansi i fundit që shteti ka që të mbajë kontakt të fortë me shqiptarët që jetojnë jashtë.
Nuk mendoj se do të ketë ndryshim shumë të madh vota e diasporës. Po flasim për një të drejtë kushtetuese që duhet të ishte bërë me kohë. Nuk duhet të përdorim termin vota e diasporës sepse në kuptimin klasik diasporat nuk kanë interes të zgjidhen dhe të zgjedhin në vendet e origjinës. Ne po flasim për shqiptarë që jetojnë jashtë dhe janë emigrantë. Termi diasporë është sikur do të largojë dëshirën për implementimin e shqiptarëve që jetojnë jashtë në vendimmarrjen shqiptare
Kjo lloj situatë nuk e përmbush misionin që duhet të ketë vendi
Është shansi i fundit që shteti ka mundësi që të mbajë një kontakt të fortë me shqiptarët që jetojnë jashtë pasi edhe ndihma do të jetë më i vogël.



