Ish-zv.ministri i Jashtëm i Kosovës Anton Berisha duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV u shpreh se bisedimet e tanishme Rusi-Ukrainë janë instrumente për të mbajtur në lojë negociatat përfundimtare.
Raundet e bisedimeve janë instrument për të mbajtur në lojë atë që do të vijë, negocimi përfundimtar. Rusia është në negociata sa për te bindur opinionin e vet dhe atë ndërkombëtar për kinse vullnetin e saj, pasi ajo është duke vazhduar jo vetëm në operacione ushtarake, por edhe ndaj civilëve. Synon Odesën, portin kryesor për ta mbyllur Jugun, dhe përmes Odesës Kievin. Vizita e kryeministrit polak, çek edhe slloven është tejet interesante. Polonia, Çekia kanë qenë viktima të Rusisë. Mendoj që këto tri shtete edhe në pikëpamjen morale kanë dashur t’i japin përkrahje Zelensky-it si pjesë e botës sllave. Perëndimi sot ka marrë masën vijuese për një pako të re të sanksioneve që duhet përshëndetur. U pa edhe në deklaratën e Borrell-it ishte për keqardhje kur tha duhet të kemi kujdes të mos provokojmë Putinit, kjo qasje vetëm i ka dhënë kurajo Putinin të vazhdojë”.
Berisha komentoi deklaratat e Daçiçit, duke u shprehur se Vuçiçi po tenton të qëndrojë në dy karrige, ku një linjë shprehet pro Rusisë, ndërsa qëndrimet zyrtare të qeverisë janë përafruese me BE-në.
Daçiç i përket linjës ekstreme ruse, është pro-rus 100 për qind. Vuçiçi dhe Serbia po tenton prapë të qëndrojë në dy karrige, ku një zyrtar shprehet në favor të Rusisë dhe Vuçiçi moditifikon qëndrimet që është përafërsisht me linjën evropiane dhe i jep sinjale BE-së shiheni sa të vështirë e kam unë meqë politikanët dhe populli janë pro rusë”.
Berisha foli edhe mbi pritshmëritë për takimin e Biden-it me krerët e NATO-s, duke vënë në dukje se përcaktuese në rrjedhën e ngjarjeve do jetë marrëveshja mes demokratëve dhe republikanëve.
Procesin më të rëndësishëm shoh debatin për marrëveshje mes demokratëve dhe republikanëve. Kjo do të përcaktojë edhe rrjedhën e ngjarjeve në Ukrainë. Armatimi amerikan është përcaktues për ndihmesën ndaj luftës së ukrainasve”.



