Ide të reja, nisma për sipërmarrje, edhe pse shpesh pa përvoja të mëparshme dhe pa mundësi financiare.
Janë të shumtë ata që kur fillojnë të mendojnë për një sipërmarrje, në biznes apo kudo qoftë nuk kanë asgjë më tepër se sa thjesht idenë. Ide, që në disa raste mund të ndryshojë realitetin e jetës së tyre, por gjithashtu ndikon edhe në shoqëri.
Kur bëhet fjalë për startupet, një perceptim i përgjithshëm është se startup-et zenë fill dhe funksionojnë në vende të zhvilluara, ku të gjitha burimet janë në dispozicion. Në të vërtetë, kjo nuk është e vërtetë: startupet mund të zenë fill kudo dhe shpesh vendet me nevojat më të mëdha paraqesin mundësitë më të mëdha.
Por cila është vlera e startupeve dhe si ndikojnë ato në ekonominë e vendit?



