Ekspertët: Fëmijët përdorin rebelimin si mekanizëm mbrojtjeje. Bullizohen dhe njëherazi bullizojnë të tjerët

Ekspertët: Fëmijët përdorin rebelimin si mekanizëm mbrojtjeje. Bullizohen dhe njëherazi bullizojnë të tjerët

Emisioni “Fol” në MCN Tv, u ndal në qytetin e Elbasanit në shkollën “Arianiti” për të diskutuar me ekspertë të çështjeve sociale, por edhe nxënës lidhur me problemin e bullizmit, i cili është kthyer në fenomen në ditët e sotme, i nxitur edhe në nga rrjetet sociale.

Punonjësja sociale Sabina Belshaku nënvizoi rëndësinë e të folurit gjithnjë e më shumë mbi bullizmin, çfarë është, si shkaktohet dhe simptomat e një personi që bullizon apo është i bullizuar.

Belshaku u ndal tek vëmendja e familjes, për të cilën viteve të fundit tha se duket sikur po e humbim atë vlerë që deri dje krenoheshim, pasi kemi pasur një familje tepër unike dhe të bashkuar.

Sot për 1001 arsye, prindërit rendin turravrap për të siguruar jetesën, apo jam prezent fizikisht dhe janë inekzistent në rritjen e fëmijës.

Bullizmi është sjellje agresive e përsëritur që bëhet me qëllim, ndaj një individi apo grup individësh, është i drejtpërdrejtë kur nis me fyerje ngacmime direkte, ngacmimi kibernetik i rrjeteve sociale, dhe bulizmi që ka të bëjë me përjashtimin, me refuzimin total që mund ti bësh një individi.

Nuk ka shenja tipike por ka simptoma që mund të orientojnë, që fëmija po përjeton situatë bullizuese, ka tërheqje nga dëshirat që ka në përditshmërinë e tij, nuk pëlqen të njëjtin ushqim, nuk frekuenton aktivitetet që dikur pëlqente.

Nëse shihni që menjëherë bën një bllok të account, në momentin që bën bllokim total të llogarisë, prindi duhet të shqetësohet se mund të ketë marrë një mesazh ngacmimi, bullizues, apo tallje.

Dhimbja e kokës apo stomakut vjen nga simptologji, pasi janë fëmijë që përjetojnë gjendje anksioze të herëpashershme, apo fëmijë që shfaqin shenja rebelizmi, ndaj mësuesit apo prindërit, si mekanizëm mbrojtës që këta fëmijë përdorin.

Apo mund të bëhen ngacmues me të tjerët, për atë çka ndjejnë e reflektojnë tek bashkëmoshatarët. Bullizohen dhe njëherazi bullizojnë të tjerët.

Ndërsa Ervin Muço ekspert i çështjeve sociale, nënvizoi në “Fol”, rëndësinë e atashimit brenda familjes, marrëdhënia e fortë prind-fëmijë.

Sipas tij, duhet që të ofrojmë dashuri të pakushtëzuar me fëmijët dhe që fëmija të rritet vetvetja dhe se kjo vlerë duhet transferuar dhe në shkollë.

Truri i fëmijës zhvillohet nëpërmjet marrëdhënies njerëzore. Nëse nuk i mësojmë nga familja te shkolla, rrisku për të qenë bullizues rritet. Në thelb unë e shoh bullizimin si dhimbje të atij që e kryen.

Edhe ata që bullizohen, kanë karakteristika të ngjashme me bullizuesin. Fëmijët kanë prirje për tu rritur në ambiente traumatike. Pjesën më të madhe e kalojnë në shkolla, të mbyllur në shtëpi.

Në rast se nuk komunikoj dhe ndërveproj, kjo në një farë mënyre është e barabartë me të mos qenit në shtëpi. Frustrimi që përjeton fëmija dhe pamundësia për ta ndarë me dikë tjetër, si profesionist.

Ajo që ndodh është se pjesën më të madhe fëmijët e kalojnë me bashkëmoshatarët. Problemi që më shqetëson është fakti kur e ndan problemin me bashkëmoshatarin e vetë.

Ne nuk duhet të jemi spiunë si prindër por duhet të jemi kuriozë si prindër.

Drejtoresha e shkollës, Majlinda Arianiti tha me shqetësim se në ditët e sotme bullizmi është ulur këmbëkryq në shkollat tona por shtoi se është rritur dhe vëmendja.

Punonjësit social kanë shumë ngarkesë se po i kushtojnë vëmendje të veçantë bullizmit në shkolla.

Nga ana e tij, përfaqësuesi i shoqërisë civile Gentian Serani tha se ne sot rrallë kemi reagime kundrejt një personi që bullizon, ndërkohë që duhet të kemi reagime, nëse një nxënës sheh që një shok i tyre bullizohet nga një shok që shihet si i forti i klasës, ne duhet të kemi reagime në grup ndaj këtij personi.

Për ta raportuar por edhe për të gjetur mënyra se si ne duhet ta trajnojmë atë situatë. Kemi dhe rastin që prindi thotë nëse ky të bën zhurmë në klasë duhet ta rrahësh.

Pasi ka dështuar si prind, thotë këtë që nuk e bëj unë dot te shtëpia, ta bëj mësuesja. Ne shohim te fëmija Anjshtajnin e ardhshëm deri në klasë të katërt.

Kjo ka të bëjë me pritshmëritë që do të shohë te djali i tij doktorin e ardhshëm, dhe nga klasa e pestë e mbas, shikojmë që mbledhjet janë bosh.

Nuk vijnë më prindërit se kanë kuptuar që fëmija nuk është Anjshtajni i ardhshëm, se jo të gjithë do dalin doktorë, gjyqtarë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy