Rama-Berishës: Biznesmeni që u largua erdhi në zyrën time, koha jote ka vdekur

Rama-Berishës: Biznesmeni që u largua erdhi në zyrën time, koha jote ka vdekur

Kryeministri Edi Rama duke folur sot në seancën e Kuvendit për investimet e huaja u shpreh se, “Me bëri përshtypje ligjërata e parafolëses për ikjen e investimeve të huaja dhe lotët e krokodilit lidhur me sipërmarrësin që u bë lajm i ditëve të fundit për shkak të dhunës së ushtruar mbi të”.

“Investimet e huaja në tremujorin e dytë janë në nivelin më të lartë të tremujorit në tre vitet e fundit. Po kështu është kur as lexon, as kujton. Sali koha jote ka vdekur, lërë kohën tënde, kujtimet mbaji për vete dhe thuaja vetes para pasqyrës”, iu drejtua kryeministri Rama ish-kryeminsitrit Sali Berisha.

Sot, vijoi Rama, “përpara pasqyrës sipërmarrësi që u largua mund të shikojë plagët e sistemit që ngrite ti, sepse ai sipërmarrës ka ardhur në zyrën time pasi kemi marrë detyrën dhe më ka parashtruar të gjithë kalvarin e zvarritjeve dhe tmerreve të viteve të tëra që s’merrnin zgjidhje për problemet administrative”.

Dhe, tha Rama, “siç e ka thënë ai, qeveria jonë ia ka zgjidhur një më një të giithë problemet administrative dhe papritur dhe pakujtuar del dhe i jep dajak një gjykatëse e jotja, e cila kthen pronë brenda zonës së investimit dhe e kthen në korrik të këtij vitit që u bë shkak i shpërthimit të konfliktit. Dhe atë goditje atij ata që ia dhanë ia dhanë sepse fuqinë e morën nga gjykatat e tua”. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy