Delfinët mbushin brigjet e Japonisë

Delfinët mbushin brigjet e Japonisë

Dhjetëra delfinë u gjetën në breg në plazhet në lindje të Tokios të martën, një ditë pasi dhjetëra prej tyre ishin pikasur në të njëjtën zonë.

Tetë delfinë, të një specie të njohur si balena me kokë pjepri, u zbuluan rreth orës 08.00 të mëngjesit të së martës përgjatë brigjeve të Isumi dhe Ichinomiya në prefekturën Chiba në bregun e Paqësorit nga zyrtarë të qeverisë lokale.

Sipas zyrtarëve, katër prej delfinëve mund të kenë ngordhur. Të hënën, në total 33 delfinë, secili prej tyre afro dy metra i gjatë, u gjetën të bllokuar në një distancë prej rreth 500 metrash përgjatë të njëjtave brigje.

Balenat me kokë pjepri zakonisht gjenden në ujërat tropikale dhe subtropikale, por në pranverë shkojnë në veri për ushqim.

“Ata mund të jenë dobësuar nga noti shumë afër bregut ku uji është i ftohtë”, tha të hënën Yukio Miyauchi, kreu i Institutit të Oqeanit Choshi në prefekturën Chiba.

Muzeu Kombëtar i Natyrës dhe Shkencës do të mbledhë mostra nga delfinët e ngordhur për analizë.

Serfistët vendas dhe të tjerë i kthyen kafshët e mbijetuara në oqean gjatë së martës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy