Kadastra dhe digjitalizimi, Buxhuku: Ende s’kemi krijuar strukturën pronësore të mbrojtjes, ky shtet nuk është serioz

Kadastra dhe digjitalizimi, Buxhuku: Ende s’kemi krijuar strukturën pronësore të mbrojtjes, ky shtet nuk është serioz

Gjergj Buxhuku, Administrator, Konfindustria në studion e MCN Economy teksa ka komentuar lidhur me digjitalizim në sistemin e Kadastrës deklaroi se shteti nuk ka krijuar strukturën pronësore të mbrojtjes.

Ai tha se regjistrimi fillestar i pronës ka filluar në vitin 1994 dhe sot pas kaq shumë vitesh, zonat e lakmuara ende s’kanë një regjistrim fillestar të pronës.

Sipas tij, është e papranueshme që 90% e dokumentacionit në Durrës ka humbur, ndërsa theksoi se ndërhyrjet manuale janë të brendshme.

Kur flasim për Kadastrën është shtylla kryesore e shtetit sepse nuk mund të kesh një shtet nëse s’ka regjistruar pronën e cila është jeta  e qytetarit dhe baza e ekonomisë. Nëse një shtet s’ka mundur dot të regjistrojë besim tek prona, atëherë situata është shumë e rëndë. Duhet të bëjmë një sqarim mos të kujtojmë se digjitalizimi zgjidh problemin, ai rrit shpejtësinë e marrjes së shërbimit, por baza është marrja e dokumentacionit dhe digjitalizimi bënë një shkëputje mes klientit dhe atij që jep shërbimin. Por thelbi është krijimi i dokumentacionit i cili krijohet dhe hidhet në mënyrë manuale.

Më tej ai theksoi se këtu shkatërrimet kanë nisur pas viteve ‘90 me qëllim që sic Buxhuku shprehet janë shkatërruar me qëllim dhe po me qëllim nuk rregullohen sepse interesat e pronës janë shumë të mëdha dhe natyrisht pastaj lindin dhe konfliktet.

Regjistrimi fillestar i pronës ka nisur në 1994 me projekt të veçantë të financuar nga qeveria amerikane dhe jo vetëm nuk është zgjidhur regjistrimi fillestar, pra dokumenti parësor se ku janë pronat dhe kujt i takojnë pronat dhe po të shohësh sot 30 vjet pas fillimit të punës nuk është bërë regjistrimi fillestar i pronës dhe kjo nuk është rastësi, sepse e para është të dish ta bësh, e dyta mundësia dhe e treta të duash dhe ne nuk duam. Është e papranueshme të thuhet sot, se janë dëmtuar 90% e dokumentacionit për rrethin e Durrësit. Shpresoj dhe besoj që kallëzimi penal të jetë bërë, por këtu çalojnë hallkat njëri pas tjetrit.

Çalon administrata, prokuroria, sistemi drejtësisë dhe bëhet një katrahurë për të mos ditur se prona e kujt mund të preket sot apo nesër. Këtu realisht nëse shohim kadastrën shihet se kemi ndërhyrje manuale të cilat janë brenda sistemit s’mund të jenë nga jashtë. Pastaj kemi dhe ndërhyrje të cilat krijojnë hapësira. Nëse sistemi i kadastrës në një shtet nuk është i sigurtë ky shtet nuk është serioz. Dhe në këtë rast një investitor i huaj do stepej duke mos pasur tagrin ligjor të siguruar. Ne sot kemi ndërtuar një shtet jo serioz.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy